Përmbledhje nga fjala e Ministrit Klosi në konferencën për Inventarin Kombëtar të Pyjeve dhe Kullotave


Description

Qeveria Shqiptare, ne konsultim universitetin, është e bindur se Pyjet janë një sektor i rëndësishëm për zhvillim më të mirë ekonomik, rural dhe mjedisor të vendit prandaj hartimi i Dokumentit Strategjik i Politikave do orientojë sektorin pyjor drejt politikave të harmonizuare me ato Europiane e Globale, ku Shqipëria është Palë, si: (i) ruajtja dhe përmirësimin e gjendjes së pyjeve, (ii) zhvillimi i pylltarisë si një degë e ekonomisë kombëtare dhe (iii) pylli për njerëzit, burimet e jetës dhe çrrënjosjen e varfërisë.

Nismat e marra nga Qeveria për mbjelljen e 20.200.000 pemëve, “mbill O2 tënd”, “Programi për Shërbimet Mjedisore” etj., i shërbejnë përmirësimit të gjendjes së pyjeve dhe luftës kundër degradimit, erozionit e shkretëtirëzimit.

Tashmë ne kemi unifikuar mendimin e qëndrimin për hapat e mëtejshme dhe sfidat që dalin para sektorit të pyjeve për zhvillimin e tij drejt standardeve Europiane dhe përmbushjes së detyrimeve globale.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit po zbaton me mbështetjen e Bankës Botërore aktivitetin e Inventarit Kombëtar të Pyjeve, një aktivitet shumë i rëndësishëm për sektorin e pyjeve, zhvillimin e tij, hartimin e politikave dhe perspektiven ekonomike.

Ky aktivitet po kryhet nga ekspertët tanë të agjencive implementuese me asistencën e konsulentëve Suedezë t[ Universitetit Bujq[sor dhe Agjencis[ Komb[tare Suedeze t[ Pyjeve, dhe Ministria ka kërkuar gjithashtu bashkëpunimin e UBT/Fakultetit të Shkencave Pyjore për të lehtësuar kryerjen e këtij procesi.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nëpërmjet projektit do të sigurojë një informacion më të saktë rreth asaj që ne kemi dhe menaxhojmë si pronë pyll apo kullotë. Ne kemi filluar përpjekjet tona në bashkëpunim me aktorë të tjerë, që të dixhitalizojmë informacionin e shpërndarjes së këtyre burimeve të rëndësishme natyrore që ndër vitë janë shfrytëzuar dhe degraduar dhe tani duam t'i kthejmë në një formë të qëndrueshme për t'i menaxhuar drejt dhe t'i shikojmë si një burim i rëndësishëm të ardhurash dhe jetese në zonat rurale. Për herë të parë po krijojmë një regjistër kombëtar për pyjet, të dixhitalizuar, i vlerësuar statistikisht por edhe i bazuar në të dhëna reale. Ministria ka në zbatim një kontratë për regjistrimin e pyjeve e cila është në përfundim për katër qarqe të vendit ku janë hasur shumë problematika për finalizimin e këtij procesi, të superuara tashmë dhe për herë të parë kemi shpërndarë certifikatat e pronesisë për këto lloj pasurish tek bashkitë përfituese. Sapo kemi filluar procesin e regjistrimit për pjesën tjetër të territorit, për të gjitha bashkitë që kanë në pronësi pyje dhe kullota. Ne gjithashtu duam të identifikojmë edhe zonat e interesit dhe ato të përshtatshme për t'i pyllëzuar me llojet e duhura, e këto lloje të jenë të vlerësuara jo vetëm nga pikëpamja ekologjike por edhe nga ajo ekonomike, pra të mbjellim lloje me leverdi ekonomike që sjellin dhe më shumë të ardhura në xhepat e fermerëve të zonave rurale.

Ne po vlerësojmë momentin dhe kemi nisur të veprojmë për një ndryshim në politikat e zhvillimit të sektorit, e kjo fillimisht me miratimin e dokumentit të politikave pyjore, për të vijuar më tej me veprime konkrete e plane operacionale mbarëkombëtarë të mirë studiuar për t'i vënë në shërbim të pyjeve dhe të ekonomisë. 

  • Region:

    • Tirane