MANUALI I PLANEVE TË MBARËSHTIMIT TE PYJEVE DHE KULLOTAVE


Description

Me reformen administrative dhe Ligjin Nr 115/2014,Qeveria e Republikes se Shqiperise vendosi te krijonte njesi te reja administrative te quajtura Bashki, te cilat u krijuan nga bashkimi i njesive administrative te meparshme (Bashkite dhe ish komunat). Ne kete menyre nga 363 njesi administrative lokale (Bashki dhe komuna) me ndarjen e re administrative, u krijuan vetem 61 Bashki te cilat natyrisht kane edhe kufijte respektive. Po keshtu me kete ndarje te re administrative eshte e nevojshme te percaktohen dhe definohen edhe njesite baze per mbareshtrimin e burimeve pyjore dhe kullosore ne nivel Bashkie te cilat natyrisht kane nevoje per hartimin e "Planeve te Mbareshtrimit" per zhvillimin e tyre afat-gjate. Situata aktuale tregon se shumica e planeve te mbareshtrimit te ekonomive pyjore kane skaduar, sepse periudha e vlefshmerise prej 10 vjetesh ka kaluar dhe kjo ka krijuar mjaft veshtiresi ne punen e stafit te pyjeve te bashkive. Po keshtu Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (MTM) synon qe te krijoje nje sistem informacioni per burimet pyjore i quajtur Sistemi Shqiptar i Informacionit te Pyjeve (SISP) dhe informacioni qe do sigurohet nga planet e mbareshtrimit do te integrohet ne kete sistem. Derisa SISP te jete funksional perpunimi i te dhenave te planeve te mbareshtrimit do te realizohet nepermjet MS Access i cili do te rikonfigurohet duke siguruar lehtesi ne transferimin e te dhenave tek ky sistem.



Shkarko / Download

  • Region:

    • Tirane