Shpallen fituesit e projekt aplikimeve të Bashkisë Has, Kolonjë dhe Pukë në kuadër të iniciativës LEADER


Description

Procedurat e përzgjedhjes dhe klasifikimit përfundimtar të projekt propozimeve mbi implementimin e skemës LEADER, kanë përfunduar për tre bashkitë pilot, atë të Hasit, Kolonjës dhe Pukës.

Tashmë Grupet Lokalë të Veprimit (GLV) dhe subjektet fituese janë njoftuar në lidhje me aprovimin e aplikimeve të tyre, si në rrugë elektronike ashtu edhe me komunikim postar.

Siç është bërë publike edhe në shpalljet e thirrjeve për secilën Bashki, vlera e një projekti varion nga 1.500.000 lekë në maksimumi 4.000.000 lekë. Të gjitha fazat e menaxhimit të Granteve LEADER janë realizuar në mënyrë të plotë, në zbatim të Manualit Operacional dhe njësoj do të procedohet me nënshkrimin e kontratave deri në marrjen në dorëzim të outputeve finale.

Konkretisht lista e aprovuar me dhënat për çdo projekt dhe renditja përfundimtare jepet më poshtë:


GLV “Kolonja e Gjelbër”, Bashkia Kolonjë


Nr.

Subjekti aplikues

Titulli i Projektit

1

Bashkia Kolonjë

Rikonstruksion i ish cerdhes për njerëzit në nevojë

2

Fondacioni Agrinas ER

Kolonja, një atraksion turistik

3

Joana Paskali, Person Fizik

Zhvillimi i potencialit sipërmarres të të rinjve të Kolonjës në fushën e turizmit

4

Shoqata e Përdoruesve të Pyjeve dhe Kullotave “Gjelberimi” Mollas

Përmirësim pyjesh dhe kullote

TOTALI I GRANTEVE KOLONJA              11.580.582 Lekë


GLV “Pashtriku”, Bashkia Has


Nr.

Subjekti aplikues

Titulli i Projektit

1

Shoqata e Përdoruesve të Pyjeve dhe Kullotave Komunale Krumë

Ndertimi i lerave te uijt dhe krijimi i modelit Permiresim Pyjesh ne fshatin Zahishte, Kishaj Cahan

2

Shoqata e Përdoruesve të Pyjeve dhe Kullotave Golaj

Përmirësimi i pyjeve dhe i kullotave krijimi i modeleve të reja në fshatrat Kosturr, Bardhaj,Perollaj.

3

Bashkia Has

Ndërtim Kolektor i Ujrave të Zeza Krumë

4

Shoqata Mbrojtja e Mjedisit dhe Zhvillimi i Turizmit

Përmirësimi i infrastrukturës turistike alpine në rrethin Has

TOTALI I GRANTEVE HAS                        12.077.610  Lekë


Grupi Lokal i Veprimit “Puka”, Bashkia Pukë

Nr.

Subjekti aplikues

Titulli i Projektit

1

Njesia Administrative

Ndertim Ure , Kabash, Njesia Adm Rrape

2

Shoq e Pyje kullota Krrabi

Pyllezim artificial me geshtenje

3

Shoqata Riperteritja e Pyjeve

Rehabilitim kanali vadites Kaulinë

4

Shoqata AgroPuka

Klasifikimi per perdorim i tokave te ekonomise pyjore Terbun, pyllëzimin dhe rigjenerimin e bimesise

5

Dalmacia shpk

Permirësim punishte + dhome frigoriferike

TOTALI I GRANTEVE                                 10.552.016 Lekë


Duke ju falenderuar për vëmendjen, ju bëjmë me dije gjithashtu se Projekti i Shërbimeve Mjedisore do të vijojë publikimin e aktiviteteve lidhur me implementimin e këtyre projekteve, si dhe me rezultatet, përfitimet konkrete të komunitetit!

 






  • Region:

    • Tirane